Google ADS

Aktakuzë kundër një personi për shkak të kanosjes ndaj një gazetari

14:55 | 10 Tetor 2022
L G

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.Q., i cili ndodhet nën masën e paraburgimit, për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, më 20.09.2022, rreth orës 12:45, në lagjen Bresje në Fushë Kosovë, përkatësisht në tregun e kësaj lagjeje, i pandehuri H.Q., seriozisht e kanosë me fjalë dhe gjeste se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit N.T. (gazetar), lidhur me një reportazh të cilin ishte duke e xhiruar i dëmtuari, për kushtet në treg dhe problemet që ballafaqohen tregtarët, ashtu që derisa i dëmtuari ka qenë duke e pritur policinë pas njoftimit të tyre për këtë rast, i pandehuri e merr në dorë një shufër hekuri me ngjyrë të zezë- send ky që mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor, ku me këtë niset në drejtim të dëmtuarit, duke i thënë: “Nxirri fshi të gjitha xhirimet, ja po t’i thej krejt”, në atë moment ndërhyjnë disa qytetarë dhe i pandehuri H.Q., arrestohet në vendin e ngjarjes nga zyrtarët policor, andaj me këtë i njëjti kryen veprën penale “Kanosja”, pasi me veprimet e tij i ka shkaktuar frikë dhe ankth për jetën të dëmtuarit”, thuhet  në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./arbresh.info/

Të ngjashme