Google ADS

Aktakuzë kundër një personi për hyrje në sistemet kompjuterike

15:56 | 17 Gusht 2022
E.H

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale S.G.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.G., në periudhën kohore nga muaji tetor 2017 e deri në muajin korrik të vitit 2019, në bashkëpunim me të pandehurin R.K. me qëllim të përfitimit e dobisë pasurore të kundërligjshme kanë siguruar dhe kanë përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelat bankare të kreditit “VISA” gjithnjë me qëllim që të aplikojnë për mënyrën e transfereve apo pagesave në sistemin “OF-Line”, duke e ditur se për të njëjtat nuk mund të ofrojnë mbulesë.

Me këto veprimi i pandehuri S.G. ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike” neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme