Prokuroria Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve.
Personave të cilët i është ngritur aktakuzë kundër janë E.Sh, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, dhe “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, si dhe të pandehurve .K. F.Sh., dhe V.Z., për shkak se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.Sh., për shkak se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267, dhe “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” nga neni 271, si dhe të pandehurve: Z.K. F.Sh., dhe V.Z., për shkak se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.Sh., me datë 05.08.2023 rreth orës 21:40min, në Prizren, në lokalin me inicialet “L.B”, i cili gjendet në perimetrin brenda 20 metrash, në afërsi të shkollës, pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe, të njëjtën e shpërndan tek të tjerët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të lokalit të sipërshënuar, në trupin e tij, janë gjetur 16 qese plastike me substancë të dyshuar narkotikë të llojit “kokainë”, ndërsa, në lokal gjatë kontrollit, janë gjetur 70 qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotikë të llojit “kokainë” në peshë neto prej 29.46 gram, një dozë e substancës së njëjtë në peshë prej 0.31 gram ia kishte shpërndarë dhe dorëzuar të pandehurit Z.K., e gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në fshatin Hoqa e Qytetit, në dhomën e fjetjes është gjetur një peshore digjitale, mjet i cili është përdorë për matjen e substancës narkotike dhe 4,050.00 euro që dyshohet se janë mjete të fituara nga shitja e substancave narkotike.
Me këtë, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri E.Sh., me datë 05.08.2023 në lokalin e sipërshënuar të cilin lokal ai e drejton, dhe përdoret si kafeteri për publikun, lejon dhe toleron përdorimin e narkotikëve në atë mënyrë që të pandehurve F.Sh., Z.K. dhe V.Z., në cilësinë e konsumatorëve, u lejon përdorimin e substancave narkotike si “marihuanë” dhe “kokainë”. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.
Ndërkaq, të pandehurit: F.Sh., Z.K., dhe V.Z., me datë 05.08.2023 rreth orës 21:40 min, derisa kanë qenë në cilësinë e konsumatorëve në lokalin “L.B” në Prizren, pa autorizim ka poseduar narkotikë në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga ana e policisë, tek i pandehuri F.Sh., në trupin e tij policia ka gjetur gjysmë joint (cigare e përdorur marihuanë) e dyshuar për lëndë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 0.12 gram.
Tek i pandehuri Z.K., policia në trupin e tij ka gjetur katër foli alumini, me sasi të dyshuar narkotikë të llojit “marihuanë”, me peshë neto prej 1.6 gram dhe një qese plastike me substancë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 0.31 gram. Ndërsa, tek i pandehuri V.Z., policia me rastin e kontrollit tek i njejti ka gjetur mbetje të substancës narkotike të dyshuar për marihuanë, me peshë prej 0.26 gram, një peshore digjitale dhe një mulli së bashku me një paketim rizlla, mjete këto për përgatitjen e substancës narkotike për konsumim.
Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...