Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kreut të komunës së Istogur, Haki Rugova, ish-nënkryetarit dhe zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunë të Istogut, I.H.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të tre ish- zyrtarët e kësaj komune akuzohen për vepra penale “Konflikt interesit”, “Falsifikimi i dokumentit” si dhe “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër ish Kryetarit të Komunës se Istogut, H.R., për veprën penale “Konflikt interesit” nga neni 424, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 te Kodit Penale të Republikës së Kosovës, ish-nënkryetarit të Komunës se Istogut, L.B., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, nga neni 427 paragrafit 1 te KPRK-së, si dhe, ndaj zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunë të Istogut, I.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 77, para 1, pika 1.3 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzë, i pandehuri H.R., si Kryetar i Komunës se Istogut, edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R., ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar te njëjtën, në vend se të përjashtoj veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin këtu të pandehurin L.B., ta nënshkruaj kontratën për kryetarin.
I pandehuri L.B., sipas aktakuzës, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pas ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë për ketë çështje penale, ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga vitin 2018, e krejt këtë e bënë me qëllim për të iu shmangur përgjegjësisë penale.
Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke bërë kundërligjshëm destinimin e pronave me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit H.R./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...