Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër L.B., dhe A.R., të dy shtetas nga Republika e Shqipërisë, të cilët gjenden në paraburgim nga data 10.11.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 8, pika 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, më 10.11.2019, rreth orës 02:15 në Prizren, është vërtetuar se të pandehurit L.B., dhe A.R., në bashkëkryerje merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa zyrtarët e policisë kufitare të pikë kalimit kufitar në Vërmicë, ishin në kryerjen e detyrës zyrtare, përmes vëzhgimit me dylbi në vendin e quajtur ‘’Foleja e Shqiponjës’’ në afërsi të krojeve të fshatit Vërmicë, kanë vërejtur një grup njerëzish duke kaluar ilegalisht kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës.
Të pandehurit së bashku me grupin e personave të tjerë janë ndalur nga ana e Policisë Kufitare, si dhe pas verifikimit nga zyrtarët policorë është vërtetuar se të njëjtit ishin shtetas të huaj nga Republika e Sirisë, të cilët më pas, së bashku me dy të pandehurit e lartpërmendur janë shoqëruar në stacionin policor në Vërmicë.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit L.B., dhe A.R., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë. /arbresh.info/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...