Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj B.H. dhe E.B., për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, nën paragrafin 2.2., të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për veprën penale: Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme, nga neni 332, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës i pandehuri B.H. nga data 10.09.2016 e deri më tani në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prizrenit, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke mos ndërmarrë masat e duhura në pajtim me autorizimet e tij ligjore për largimin e aneks-konstruktit metalik të vendosur si vazhdimësi e lokalit, pronar i së cilës është vet i akuzuari, e cila gjendet në zonën e mbrojtur të qytetit. Me këtë i pandehuri ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit në Zonën e Mbrojtur të Qytetit.
Andaj me këto veprime i pandehuri B.H. akuzohet se ka kryer veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.
Ndërkaq, i akuzuari E.B. në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, i caktuar me përgjegjësi në zonën e mbrojtur, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, në këtë rast për të akuzuarin B.H., të cilin e ka epror, duke mos ndërmarrë masat e duhura të inspektimit në pajtim me autorizimet e tij, për inicimin e procedurës për largimin e aneks-konstruktit metalik, të vendosur si vazhdimësi e lokalit, e cila gjendet ne zonën e mbrojtur të qytetit.
Me këtë veprim i pandehuri E.B. ka kryer veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë