Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit H.Rr., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar“, nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK, si dhe kundër të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Siç thuhet në njoftim, i pandehur H.R., akuzohet se në katër (4) raste në vitet 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar i gjendjes civile në komunën e Vushtrrisë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personave tjerë, si dhe shkeljes së drejtave të personave tjerë, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për gjendjen civile nr.04/L-003, Ligjit për shtetësinë e Kosovës dhe udhëzimet administrative ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile katër (4) persona, me të dhëna fiktive, pa qenë të regjistruar në librat amëz të lindjes, dhe kështu i ka pajisur kundërligjshëm me numër personal dhe dokumentacion.
“I pandehuri L.V., akuzohet se me datë 19 qershor 2017, në zyrën e regjistrimit civil, i njëjti ka vënë në lajthim organin kompetent – zyrën e regjistrimit civil në komunën e Vushtrrisë dhe ka vërtetuar një çështje të pa vërtetë në atë mënyrë që pa qenë i regjistruar në librat amëz të lindjes në gjendjen civile, me dokument të falsifikuar ka arritur të regjistrohet dhe të marrë numrin personal dhe të pajiset me dokumentacion”, thuhet në njoftimin për media.
Me këto veprime, të pandehurit H.Rr., dhe L.V., kanë kryer veprën penale e cila u vihen në barrë.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprat e kryer penale dhe t`i dënojë sipas ligjit./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...