Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të KPRK-së, po ashtu, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.P., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.S., ka kryer veprën penale të ngacmimit ndaj gazetarit-të dëmtuarit Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij.
Ndërsa, sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit-të dëmtuarit G.G., përmes rrjetit social facebook.
Prokurori i shtetit, me aktvendim mbi ndalim kishte ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të pandehurit dhe ndaj të njëjtëve ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, si dhe aktakuzat e ngritura i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë./arbresh.info/
Xuxi: Zemra po më plas – Driloni i qëndron pranë
Deklarimet për nënën e Xhenetës, Xuxi i bie pishman dhe mend...
Parashikimi i motit në Shqipëri, Reshje shiu në disa zona
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale – Benjamin Ime...
Piktura e Max Liebermann shitet në ankand për 720,000 euro