Google ADS

Aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “Subvencionet V”,propozohet sekuestrimi i rreth 200 mijë eurove

15:41 | 21 Mars 2024
L G

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër 18 personave për rastin “Subvencionet V”.

“Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetëmbëdhjetë (18) të pandehurve me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V”. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 KPRK-së, ”Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të KPRK-së, ”Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 të KPRK-së, ”Ushtrim i ndikimit” nga neni 424 të KPRK-së, si dhe ”Mashtrim me subvencione” nga neni 324 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Aktakuza është ngritur kundër tetë (8) pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një (1) zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€./Arbresh.info/

Të ngjashme