Google ADS

Aktakuzë kundër 11 personave për veprat penale kundër krimit të organizuar

15:54 | 27 Dhjetor 2022
E.H

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëmbëdhjetë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se të pandehurit M. Q dhe F. M, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, si dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me par 3, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, lidhur me nenin 275 par. 1 pika 1.3 dhe 1.9 të KPRK-së.

I pandehuri M. Q, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, nga neni 402 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së.

I pandehuri Xh. Sh, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 par. 1 të KPRK-së. Gjithashtu i pandehuri Xh. Sh. dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprës penale” nga neni 380 par. 2, pika 2.8 lidhur me par. 1 të KPRK-së.

Të pandehurit: G. A, Gj. R, S. B, B. R dhe N. M. , dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 parag. 2 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I pandehuri G. A, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja Posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , nga neni 267 parag. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së.

Të pandehurit V. P dhe F. A dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 parag. par. 1 të KPRK-së lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq i pandehuri J. A dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 parag.2 lidhur me par. 1, KPRK-së.

Ky rast ishte i përzgjedhur si rast i shënjestruar në shënjestrimin e krimeve të rënda, si pjesë e përpjekjes për të prezantuar rezultate konkrete në fushën e mbizotërimit të ligjit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme