Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për disa vepra penale.
Sipas prokurorisë, nëntë të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa ndaj një personi është ngritur aktakuzë për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë personave, ku nëntë (9) prej tyre A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M. B janë akuzuar për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31 i KPRK-së, ndërsa kundër një të akuzuari është paraqitur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1 i KPRK-së”, bënë të ditur prokuroria./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit