Google ADS

Aktakuzë kundër 10 personave për bixhoz dhe armëmbajtje pa leje

15:25 | 9 Gusht 2024
L G

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për disa vepra penale.

Sipas prokurorisë, nëntë të dyshuarit akuzohen se kanë  kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa ndaj një personi është ngritur aktakuzë për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë personave, ku nëntë (9) prej tyre A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M. B janë akuzuar për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31  i KPRK-së, ndërsa kundër  një  të  akuzuari  është paraqitur aktakuzë  në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1 i KPRK-së”, bënë të ditur prokuroria./Arbresh.info/

Të ngjashme