Prokuroria e Tribunalit Special ka dhënë shpjegime në lidhje me aktakuzat e ardhshme të cilat pritet të rëndojnë mbi ish-pjesëtar të UÇK-së e të cilat ngritën vetëm sipas dyshimeve të ngritura nga Raportit të Dick Marty të janarit 2011.
Chris Bennett zyrtar nga Prokuroria Speciale, i pyetur nëse ky institucion ka pranuar ose do të pranoj aktakuzat e ngritura nga autoritetet serbe për ish-pjesëtarët e UÇK-së, në një përgjigje për Indeksonline, Bennett ka shpjeguar se aktakuzat do të ngrihen vetëm sipas pretendimeve në raportin e Dick Martyt.
“Prokuroria e Specializuar është e fokusuar në përmbushjen e mandatit të saj. Ky mandat vjen nga Ligji Special mbi Dhomat Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar që u miratua nga Kuvendi i Kosovës në gusht 2015. Sipas këtij legjislacioni, Prokuroria e Specializuar është në gjendje të hetojë dhe ndjekë penalisht krimet e rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare të cilat kanë ndodhur gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë në vitin 1998, 1999 dhe 2000 në lidhje me sjelljen e identifikuar në Raportin Marty të Janarit 2011”, ka thënë ai.
Bennett në fund ka thënë se nuk i komenton statusin e hetimit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...