Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale në vitin 2019

20:38 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Gjykata Speciale do nis ngritjen e aktakuzave pas gjashtë muajve. Kjo periudhë tashmë është zyrtare dhe e konfirmuar prej vetë prokurorit aktual, Kwang Hop Ip.

Në një raport të Gjykatës Speciale që ka siguruar Frontal, prokurori tregon punën e madhe që do të bëhet vitin që vjen.

Viti i ardhshëm do të jetë tejet i rëndësishëm për zyrën e prokurorit sepse hetimet tona të deritashme do të ecin tutje.

Aktualisht po bëhet verifikimi i të dhënave nga zyra e prokurorit.

Për këto hetime janë mbledhur 70 mijë dokumente me 700 mijë faqe. Dokumente këto të mbledhura nga task forca speciale.

Kështu thuhet në një raport të kësaj gjykate të siguruar nga emisioni FRONTAL.

Në këtë raport po ashtu thuhet se në mbledhjen e informatave kanë qenë të angazhuar një numër i madh njerëzish.

Në raport thuhet se e drejta ekskluzive e ngritjes së aktakuzave i takon prokurorit.

Për këto hetime është dashur 6 vite të mblidhen faktet nga Task Forca Speciale Hetimore.

Ndërkohë zyra e prokurorit ka vendosur që Gjykata të jetë në Hagë për shkak të ruajtjes së objektivitetit dhe dëshmitarëve.

Në anën tjetër në raport thuhej se votimi i kësaj gjykate nga ana e deputetëve ishte i detyrueshëm nga ndërkombëtarët. Kjo gjykatë ka ardhur nga një raport i ish senatorit amerikan, Dick Marty dhe një librit të ish prokurores, Carla del Ponte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme