Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë.
Ani pse e vonuar, Maqedonci thotë se kjo aktakuzë do e arrijë qëllimin e saj.
“Edhe pse e vonuar, besoj që aktakuza do të arrijë qëllimin e saj, megjithatë përderisa në Serbi në strukturat shtetërore të Serbisë, vazhdon të ekzistojë idea që Kosova është pjesë e Serbisë, derisa ligjerisht në kushtetutën e Serbisë, Kosova mbetet pjesë integrale e saj dhe derisa kemi një prezencë të jashtëzakonshme të strukturave të armatosura të Serbisë në jug të territorit të saj dhe mbështetje të këtyre grupeve terroriste si grupi i Radojicic,” tha Maqedonci.
Tutje ministri shtoi se duhet bërë më shumë, ai deklaroi se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion shtetit serb.
“Faktori ndërkombëtar duhet të rrisë presionin ndaj serbisë, për t’i mbajtur në llogaridhënie jo vetëm akterët që janë involvuar direkt kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, dhe jetës së qytetarëve, por edhe ata që kanë ndihmuar për të kryer këto veprime dhe dihet që këto struktura kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të shtetit serb si në furnizim ashtu edhe në trajnimin e tyre,” tha Maqedonci në “FIVE”.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...