Në gusht të këtij viti bëhen një vit që nga vrasja makabre e Marigona Osmanit, shkruan arbresh.info, dhe një proces gjyqësor ndaj të dyshuarve ende nuk duket në horizont.
Ndërkaq, Gjykata Themelore e Ferizajt më 25 mars të këtij viti u ka vazhduar edhe dy muaj paraburgimin dy të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiut.
Janë bërë nëntë muaj dhe ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në fjalë.
Arbresh.info i është drejtuar Prokurorisë Themelore në Ferizaj se për të kuptuar se a është drejt finalizimit ngritja e aktakuzës ndaj dy të dyshuarve.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se në momentin e ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorit të Shtetit lidhur me rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të njoftoj me kohë opinionin publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Në anën tjetër arbresh.info ka mësuar se në fund të këtij muaji pritet të ngritët aktakuza ndaj, Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi.
“Aktakuza sipas prokurorisë pritet të ngritët diku ka fundi i këtij muaji kanë mbetur vetëm edhe disa kamera me u ekzaminu. Janë marr edhe disa raporte të ADN-së, së gjakut, janë marr nga dhoma aty se kush ka qenë, pra derisa janë marr të gjitha provat gradualisht”, tha Rexhepi.
Sipas avokatit Rexhepi përpos provave të Prokurorisë në seancat gjyqësore do të paraqesin prova edhe mbrojtja që sipas tij do të ngarkojnë akoma më shumë dy të dyshuarit.
“Provat i ka edhe prokuroria të mjaftueshme por kemi edhe ne prova që në shqyrtimet gjyqësore do t’i prezantojmë, pra edhe ne kemi prova që e ngarkojnë atë edhe ma shumë”, deklaroi Rexhepi.
Ndërsa babi i tashmë të ndjerës Marigona Osmanit, Muhabi Osmani tha se beson në atë se çka është përgatitur për këtë çështje nga organet e drejtësisë.
“Shumë shpejtë do të ngritët aktakuza, gati është ata janë duke punu në mënyrë profesionale, dhe i besojë prokurorisë deri më tani”, tha Osmani.
Në anën tjetër Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, për arbresh.info tha se presin nga organet e drejtësisë që dorasit të marrin dënimin meritor madje thekson se dënimi do duhet të jetë me burgim të përjetshëm.
“Për ne e vetmja e mirë në këtë rast është që ai po qëndron prapa grilave, mirëpo si rrjet presim që sa më shpejtë ky rast të përfundojë edhe me një epilog ku vrasësi ta marr dënimin meritor. Presim që të jetë një dënim me burgim të përjetshëm sepse ka qenë një vrasje makabre, veçanërisht marr për bazë edhe aktin përfundimtar ku ata trupin e të ndjerës e lënë para një klinike dhe largohen prej aty sikur të mos kishin kurrfarë ndjenja. Tregon që është bërë një vrasje me paramendim dhe qëllimi ka qenë ai që e ndjera të përfundojë me fatalitet”, tha Berisha.
Sipas saj, zvarritja e proceseve gjyqësore në Kosovë është më se e ditur.
Ajo shton se rastet me fatalitet gjykatat në Kosovë duhet t’i trajtojnë me prioritet në mënyrë që me dhënien e dënimeve të shpejta për vrasësit të përçojnë mesazh në shoqëri.
“Edhe pse e dimë që gjykatat tona jo vetëm këtë rast por shumicën e rasteve mbesin pak si të zvarritura, presim që në rastet kur janë me fatalitete kur ka vrasje të grave gjykatat të jenë më vigjilente dhe rastet t’i trajtojnë me prioritet sepse vetëm kështu ne si shoqëri dhe si institucione të drejtësisë dhe të mbrojtjes që e kanë edhe detyrë dhe mandat ligjor, ne presim që ato përmes dënimeve meritore dënimeve të shpejta për vrasësit e përçojnë edhe mesazhin se si shoqëri nuk e tolerojnë vrasjen dhe dhunën ndaj grave”, deklaroi Berisha.
Lidhur me këtë çështje arbresh.info ka kontaktuar edhe me Gjykatën Themelore në Ferizaj, por që nuk kanë dhënë ndonjë informacion.
“Ju njoftoj se procedurat hetimore bien ne domenin e Prokurorisë Themelore ne Ferizaj. Andaj, pyetjet e parashtruara nga ana juaj duhet t’i adresoni ne Zyrën për Informim të Prokurorisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se vazhdimisht u bëjnë thirrje grave dhe vajzave që të raportojnë dhunën që ato përjetojnë.
“Ne si rrjet i grave ju kemi bërë thirrje grave dhe vajzave tona që ti raportojnë secilën formë të abuzimit që ato e përjetojnë. Ne duhet shumë mirë ta dimë edhe problematikën e dhunës sepse fatkeqësisht kur je në një marrëdhënie të dhunshme fillimisht ty të hup respekti dhe dinjiteti për vetën dhe duhet një mbështetje shumë e madhe e familjes, e rrethit, e shoqërisë që këto viktima të mos ndihen vet dhe të kërkojnë ndihmë”, tha ajo.
E babai i të ndjerës Marigona Osmanit, Muabi Osmani tha se si familje ndihen të shkatërruar ndërsa dërgon një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë të cilat janë duke duruar dhunë qoftë fizike dhe psikike.
“Jemi të shkatërruar totatlisht krejt familja, shumë keq jem, nuk po kem çka me ba, po presim tash të shohim çka po ndodh. Duhet të lajmërohet çdo rast pa marr parsysh kujt i ndodh, duhet t’i lajmërojë organeve të drejtësisë sidomos policisë, gjykatën, mos mu friksu me lajmëru, se ndodhin tani rastet më të rënda, andaj duhet me lajmërua pa marr parasysh, pak dhunë, po duhet me lajmërua menjëherë, e ishalla nuk i ndodh askujt si vajzës time”, deklaroi Osmani.
Kujtojmë se i dyshuari Dardan Krivaqa më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, prokuroria pretendon se me dashje dhe në mënyrë mizore për motive të ulëta ka ushtruar fillimisht dhunën psikike ndaj 18 vjeçarës, Marigona Osmani. Sipas këtyre pretendimeve, i pandehuri Arbër Sejdiu gjatë kësaj kohe ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, ku më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur./arbresh.info/S.D/
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tent...
LDK me tubim madhështor në Obiliq, Abdixhiku: Ndryshimi po v...
Hamza për fjalimin e Osmanit: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ...
Bislimi takoi kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e Grupit Par...
Majku i propozon të dashurës, ajo thotë “PO”
FSK dhe FARSH realizuan ushtrimin e përbashkët fushor “ Shpë...