Prokuroria Speciale, sot ka ngritur aktakuzë ndaj Adem Grabovcit, Besim Beqajt, Zenun Pajazitit dhe 8 personave të tjerë për aferën “Pronto”.
Por këtë aktakuzë, analisti Imer Mushkolaj nuk e sheh me ndonjë rezultat të mirë, sipas tij, ky është mashtrim optik për opinionin me idenë se po bëhet diçka. Në Interaktiv të KTV-së ai tha se nuk beson se mund të dalë diçka nga kjo aktakuzë.
Mushkolaj, thotë se nga mediet është nxjerrë afera për klanin “Pronto”, dhe tek tash ka aktakuzë, por jo se do të ketë ndonjë efekt për luftimin e krimit.
“Do të duhej që një rast i tillë të lidhej me arritjen e liberalizimit të vizave. Por deri tash s’ka ndodh asgjë e përnjëherë del sikur Prokuroria është e interesuar ta luftoj korrupsionin. Gjykatat dhe Prokuroria ende është e kapur nga politika, mund të jetë më shumë çështje që do bëjë bujë, por duke i pasë parasysh edhe rastet deri tash që asnjëherë s’kanë përfunduar me dënime, edhe me këtë do të ndodh njëjtë“, tha ai.
Mushkolaj tha se të gjithë që i kanë dëgjuar përgjimet e aferës “Pronto”, e dinë që ky rast është krim, por Mushkolaj thotë se nuk do të ketë ndonjë pritje të madhe nga ky rast.
Ka folur edhe për Kadri Veselin, i cili pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, ka thënë se po të vinte nga partia e tij do ta shkarkonte për dy minuta, por për rastin e ministrit Besim Beqaj, ai nuk e pret një shkarkim të tillë.
“S’do të ndodh asgjë. Nuk është hera e parë që PDK bën kurban si këtë herë. Kjo s’është substancionale, kjo i bie s’i të thuash ‘ja çfarë po bëjmë ne’ por s’ka asnjë efekt”, shtoi tutje.
Mushkolaj tha se Qeveria Haradinaj që nga fillimi ka qenë fragjile dhe e brishtë, dhe me largimin e Listës Serbe, s’do të mund të funksionojë në kohë të gjatë.
“Tash është situatë që s’mund të çohen përpara çështje të mëdha, nuk besoj se do shkojë gjatë një mënyrë e tillë e qeverisjes”, tha Mushkolaj.
Asociacioni, i cili nga Lista Serbe u tha se duhet të formohet deri më 20 prill, Mushkolaj nuk pret zgjidhje.
“Më shumë është presion se sa që do të formohet. Nuk besoj që do të formohet asociacioni. As serbëve nuk iu duhet një asociacion i krijuar një anshëm. Formalisht mund të formohet por në praktikë do të funksionoj ndryshe”, tha ai.
Për ardhjen e nesërme të Marko Gjuriqit në Kosovë, Mushkolaj thotë se nuk beson që do të përsëriten skena si herën e kaluar, por pret deklarata provokuese nga ana e tyre.
Për sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mushkolaj thotë se presidenti Hashim Thaçi, ka treguar se është “negociator i keq”, dhe thotë se do të ishte mirë që dialogu të udhëhiqet nga tjetër kush, pasi Thaçi ka bërë që rezultati i këtij dialogu të vie në këtë pikë ku është, pra sipas tij, Thaçi “nuk është treguar unifikues por përçarës i madh”.
Mushkolaj, në fund tha se nuk beson që do të ketë përçarje mes Veselit e Thaçit, edhe pse shpeshherë deklaratat e tyre janë krejtësisht të kundërta, si e fundit që ishte për rastin e gjashtë gylenistëve dhe deportimit të tyre në autoritetet turke.
Për raportet mes Thaçit dhe presidentit turk Erdogan, Mushkolaj tha se duhet të ruhen marrëdhëniet, por jo të krijohen “vëllazërore”./Koha.net/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...