Sot rreth orës 22:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor “Jugu” në Prishtinë, në lokacionin e njohur si “Lokalet e Lesnës” kanë realizuar një operacion policor në zbatim të një urdhërese të gjykatës.
Nën dyshimin për aktivitetet të paligjshme, janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se katër të dyshuar janë duke u intervistuar.
“Janë sekuestruar një thikë, një revole, një shufër dhe një sasi substancë që dyshohet të jetë narkotike. Në polici janë shoqëruar katër të dyshuar për intervistim”.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...