Policia e Kosovës ka zhvilluar të hënën një aksion në veri të Mitrovicës.
Aksioni është zhvilluar në objektet e Postës së Serbisë, të cilat operojnë në këtë pjesë të vendit, raporton Arbresh.info.
Për Arbresh.info, lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, duke shtuar se aksioni është zhvilluar ndaj operatorëve ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
“Pas një shkrese/informate te pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licence dhe te pa regjistruar ne ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim te këtij informacioni. Informacioni ka rezultuar te jetë i sakte me ç’ rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, tregon Elshani për Arbresh.info.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve