Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”, transmeton arbresh.info.
Lidhur me zhvillimet e këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.
“Subvencioni 2021” ka nisur në shkurt të këtij viti, teksa në ditën e parë të aksionit ishin prangosur 12 persona, shumica nga ta zyrtarë të ministrisë së Bujqësisë.
Po atë ditë nga bastisjet e zhvilluara ishin konfiskuar mbi 400 e 30 mijë euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë./arbresh.info/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...