Nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për Arbresh.info tha se tri objekte janë mbyllur në Mitrovicën Veriore, tri në Leposaviq, dy në Zveçan dhe një në Zubin Potok, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë kësaj kohe në Leshak kemi ndaluar dy persona të cilët i kemi dërguar në stacion të Policisë në Leposaviq dhe atyre u janë shqiptu tiketa për mospërfillje të urdhrit të Policëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha më tej Elshani.
Mbyllja e objekteve sipas Elashanit nisi si në vijim, “pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuat te jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit”.
“Pas verifikimit të gjendjes faktike në këto objekte kemi ardhë në përfundim se nuk kanë licenca dhe nuk janë të regjistruara prandaj në konsultim me Prokurorin edhe janë mbyllë për hetim të mëtejmë nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike”, tha Elshani./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...