Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore, Departamenti Special, sot në Mitrovicë Veri ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Oliver Ivanovič.
Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka përfshirë tri (3) lokacione në të cilat sipas urdhëresës janë kryer kontrolle dhe bastisje ndaj personave të dyshuar lidhur me veprat “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, dhe “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, sipas kodit penal të RKS-së.
Në bazë të urdhërkontrollit është arritur të arrestohet personi i dyshuar zyrtar policor me inicialet (R. B.) m/s/k, i përfshirë në urdhërkontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu m/s/k zyrtar policor mbetet në kërkim.
Gjatë realizimit të operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar me inicialet (V. B.) m/s/k, i cili nuk ka qenë i përfshirë në urdhëresë, pasi tek i njëjti në atë lokacion është gjetur një (1) armë.
Në cilësi të provave materiale në këtë operacion policor janë gjetur dhe konfiskuar, gjashë (6) armë të shkurta, prej tyre (2) armë zyrtare, si dhe pajisje të ndryshme elektronike etj.
Me vendim të Prokurorit Special i dyshuari zyrtar policor (R. B.) është dërguar në mbajtje, përderisa personi i dyshuar (V. B.) është liruar në procedurë të rregullt.
Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftën kundër krimit dhe garantimin e rendit kushtetues, si dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...