Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje rreth aksionit të mëngjesit të sotëm në Pallatin e Rinisë, ku u arrestuan dy persona dhe u krye një bastisje.
Sipas njoftimit të përbashkët të këtyre dy institucioneve, janë arrestuar dy persona me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ‘’Pallati i Rinisë’’ në Prishtinë”, raporton Arbresh.info
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas zhvillimit të hetimit disa mujor, sot është zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”, në Prishtinë. Gjatë këtij aksioni hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, kanë realizuar arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ‘’Pallati i Rinisë’’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e përbashkët të prokurorisë dhe policisë.
Të arrestuarit, sipas njoftimit janë, A.Z. dhe F. Rr. Të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 418 i KPRK-së.
Gjatë këtij aksioni, siç bën të ditur PSRK-ja, është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar: 2 telefona celular; dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore; 1 armë zjarri me 10 fishek.
Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...