Google ADS

Aksioni në Karaçevë, Sveçla: U godit rrjeti i kazinove, rrënuam objekte

11:00 | 15 Dhjetor 2021
A. B.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë informacione për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Ministri përmes një postimi në ‘facebook’ ka thënë se është goditur një rrjet ilegal i kazinove dhe se ka të arrestuar në këtë aksion, shkruan arbresh.info

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”-ka shkruar Sveçla. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme