Zëvendëskryeministri nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë të komunës së Kamenicës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka folur për shtetin ligjor.
“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, ka shkruar Selmanaj.
Ndryshe, ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.
Në këtë aksion janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 10 janë zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...