Inskektorati i Kryeqytetit, dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion kundër transportuesve ilegalë në Prishtinë.
Para mediave ka folur drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi, i cili tha që ky aksion ka për qëllim kontrollimin dhe inspektimin e linjave që veprojnë ilegalisht.
E që sipas Dushit është një prej problemeve më të mëdha që ndikojnë në rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë.
“Sot në një aksion i cili po vazhdon që prej dje në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës i cili ka për qëllim kontrollin inspektimin të linjave të autobusëve, taxit ilegalë, taxit, të cilët veprojnë pa leje pune por edhe kombibusët. Një prej problemeve më të mëdha sipas vlerësimeve tona por edhe sipas policisë, këto janë disa çështje të cilat paraprakisht po ndikojnë në rrjedhën e komunikacionit në kryeqytet”, tha Dushi.
Dushi tha se kanë vendosur që prej dje të vendosen në disa pika kontrolli që kanë konsideruar se janë më problematike.
“Prandaj kemi vendosur që prej dje të vendosim disa pika kontrolli në kryeqytet që kemi konsideruar që janë më problematikë dhe të shohim bashkërisht të bëjmë kontrollet e nevojshëm për të parë sa është e shfaqur dhe në çfarë përmasa është e shfaqur kjo dukuri në kryeqytet”, u shpreh ai.
Tutje ai përmendi faktin se Inspektorati ka pasur kontrolle edhe në të kaluarën, si dhe vlerësoi lartë koordinimin me Policinë e Kosovës./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...