Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prishtinë kundër fajdeve, ku janë arrestuar katër persona.
Policia njofton se janë kryer kontrolle si dhe janë gjetur e sekuestruar prova të ndryshme materiale.
“Kontrollet janë kryer në katër lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale si: armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj”, bën të ditur njoftimi i policisë.
Tutje në kumtesë thuhet se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksion kundër fajdeve në Prishtinë, arrestohen katër persona
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...