Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me veprimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Sipas njoftimti, PDK thekson rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta të drejtësisë dhe të paanshmërisë, që janë gurthemeli i funksionimit të çdo institucioni gjyqësor, përfshirë Dhomat e Specializuara, shkruan Arbresh.info.
“Besojmë fuqimisht se drejtësia dhe paanshmëria nuk janë vetëm kërkesa, por kushte të domosdoshme për një proces të drejtë dhe të besueshëm.”, thuhet në njoftim.
“Dhomat e Specializuara u krijuan për të siguruar drejtësi, bazuar në standardet evropiane dhe jo për të krijuar spektakle publike në emër të saj. Çdo devijim nga ky mandat, përmes veprimeve që mund të minojnë besimin e qytetarëve dhe integritetin e drejtësisë, konsiderojmë se është i gabuar.”, thuhet tutje.
Po ashtu, thuhet se është thelbësore që të gjitha proceset e zhvilluara nga Dhomat e Specializuara të jenë të bazuara në transparencë të plotë dhe pa tejkaluar kompetencat e tyre.
Kuvendi i Kosovës ka themeluar Dhomat e Specializuara me një mandat specifik dhe të kufizuar, për të trajtuar akuzat monstruoze të raportit të Dick Martyt.
PD ka shprehur shqetësimin tonë në lidhje me vonesat e gjata dhe mungesën e transparencës në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.
PDK ka mbështetur krijimin e kësaj gjykate, me besimin dhe garancitë e dhëna nga aleatët tanë se kjo gjykatë do të funksiononte mbi parime të qarta të transparencës dhe demokracisë. Çdo qytetar i Kosovës dhe secili i akuzuar ka të drejtë të trajtohet pa paragjykime, me paanshmëri dhe drejtësi të plotë.
“Por, parashtresat e fundit nga mbrojtja e katër të akuzuarve në këtë proces, kanë ngritur shqetësime serioze për trajtimin jo të drejtë, me brenga për shkeljen e parimit të baraizë dhe prezumimit të pafajësisë.”, thuhet tutje.
PDK ka apeluar që Dhomat e Specializuara të përmbushin detyrën e tyre me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar parimet themelore të drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) me autorizim të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të zbardhur mëngjesi i ditës së sotme, ka nisur aksionin për arrestimin e disa e disa figurave të njohura politike të Kosovës si dhe familjar të dëshmorëvë.
Nga këto operacione, të arrestuar deri tani janë ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj si dhe vëllai i dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.
Po ashtu, janë kryer bastisje në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj
Djali i Isni Kilaj largohet nga objekti i Eulexit, nuk dëshiron të deklarohet për media
Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin