Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq ka thënë se BE është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e sotme në Kosovë dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me palë të ndryshme.
“Të gjitha institucionet përgjegjëse në Kosovë duhet të ketë qëndrojnë tek rregulla e ligjit”, deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.
Kocijançiq ka përsëritur qëndrimin e BE-së kur bëhet fjalë për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në veri të Mitrovicës.
“Presim që organet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që fajtorët e krimit t’i sjellë pranë gjyqit dhe pa humbur kohë”, shtoi ajo.
Kocijançiq me këtë rast ka thënë se Kosova i ka shkelur rregullat e CEFTA-së për rritjen e taksës ndaj mallit nga Serbia. “CEFTA nuk lejon caktimin e taksave në mall mes shteteve”, u shpreh ajo.
Tentim vrasje në Gjilan/ Një burrë sulmohet nga disa persona...
Gërvalla dënon sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës është ...
Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja
Ishte e fejuar, Lela thotë se e pret Leon jashtë për t’ia th...
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes