Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës për kapjen e disa personave të cilët dyshohet se plaçkiten një argjendari në Suharekë ditë më parë.
Sveçla tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe sipas tij përgjigja e vetme ndaj kriminelëve është sjellja para drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, i pari i MPB-së theksoi mbështetjen e plotë të tij ndaj Policisë së Kosovës teksa ka kërkuar zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Lexo edhe:
“Një javë më parë vendi ynë u terrorizua nga një plaçkitje e armatosur nga persona të maskuar në qendër të qytetit të Suharekës, ku një zyrtar policor mbeti i plagosur dhe një i lënduar.
Akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë. Për këtë, Policisë së Kosovës i kam ofruar mbështetjen time të plotë institucionale si dhe kam kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti”, ka shkruar Sveçla.
Më tej, ai bëri të ditur se janë arrestuar tetë nga të dyshuarit ndërsa shtoi se Policia është në kërkim të të dyshuarit tjetër i cili gjendet në arrati.
Lexo edhe:
“Sot jam njoftuar që Policia e Kosovës pas një pune intenzive hetimore ka lokalizuar plaçkitësit dhe ka realizuar operacionin e arrestimit të tyre. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë drejt zyrtarëve duke plagosur një zyrtar policor dhe me këtë rast i njejti është neutralizuar. Deri më tash janë arrestuar tetë persona ndërsa Policia është në kërkim të personit tjetër të përfshirë në këtë rast”, tha Sveçla.
Ndërsa, ndaj dy zyrtarëve policorë, të cilët janë lënduar gjatë aksionit, ministri u ka uruar shërim të shpejt.
Mes tjerash, Sveçla ka theksuar se në Republikën e Kosovës nuk do ta lejojnë të bëhet vend i pasigurisë.
“Dy zyrtarëve policor të cilët janë plagosur dhe zyrtarit të lënduar në reagim dhe arrestim të të dyshuarve të këtij rasti ju uroj shërim të shpejtë. Vendi i kriminelëve është burgu, dhe ky është mesazh i qartë dhe i prerë që duhet të marrë kushdo që tenton që për çfarëdo arsye të destabilizojë sigurinë në vendin tonë. Krimet nuk do të mbesin pa u ndëshkuar sepse Republikën e Kosovës nuk do ta lejojmë të bëhet vend i pasigurisë.”
“Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të saj”, shkroi Sveçla./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...