Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që u zhvillua në të gjitha pikat e “Avicenës”.
Siç thuhet në raport, janë kontrolluar 36 lokacione, dhe janë sekuestruar tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.
Në raport tutje thuhet se lidhur me rastin janë intervistuar katër burra.
“ Prishtinë 2023-2024-NN. Me 10.10.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...