Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksionit antidrogë në Pejë, duke bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.
Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se janë sekuestruar 2530 euro para të gatshme, gjashtë telefona mobil, 133.95 kg substancë narkotike marihuanë dhe një sasi e madhe e drogës të përpunuar dhe të pa përpunuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës Shqipërisë, pasi që kishte mbjella 2850 bimë të llojit kanabis-sativa të cilat janë shkartuar, ndërsa janë sekuestruar 2530 euro para të gatshme, gjashtë telefona mobil, 133.95 kg substancë narkotike marihuanë dhe një sasi e madhe e drogës të përpunuar dhe të pa përpunuar, e cila pritet të peshohet në ditë e ardhshme, pasi që kalon peshën e një toni, me vlerë rreth pesë milion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?