Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për arrestimin e dhjetë (10) personave të dyshuar dhe kontrollin e disa lokacioneve, për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘’Krim i organizuar’ dhe ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Prokuroria Speciale njofton se pas hetimeve disa mujore operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore.
Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione si dhe janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.
Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.
Prokuroria Speciale njofton se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
Para të gatshme – 4,423.00 euro
Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë
Telefona mobilë – 25 copë
Llap top – 2 copë
DVR – 2 copë si dhe
Materiale/dokumente relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale dhjetë (10) personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Aksion në Prishtinë e Pejë, 10 të arrestuar për bixhoz dhe shumë gjëra të sekuestruara
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?