Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, të asistuar nga Njësitet e reagimit të shpejtë (NJRSH) në Mitrovicë, ka ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë të bastisjeve në kërkim të kafshëve të kontrabanduara nëpër disa fshatra të komunës së Zubin Potokut.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në këtë operacion ku kanë marrë pjesë NJRSH-të e të dy stacioneve policore të Mitrovicës, veri dhe jug, janë batisur disa lokacione në fshatin Çabër dhe disa fshatra tjera, por nuk ka të arrestuar, dhe as të konfiskuar ndonjë kafshë që dyshohet të jetë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë përgjegjësit e policisë rreth këtij aksioni, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin