Google ADS

Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia has në struktura paralele

11:43 | 26 Dhjetor 2024
E.G

Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka asistuar sot për lirimin e disa pronave.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai tha se bastisjet janë bërë në një objekt banesor, derisa tha se gjatë bastisjes kanë hasur në disa struktura paralele.

“Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Kur kemi bërë bastisje kemi hasur në disa struktura paralele. Punëtorët janë larguar”, tha ai.

Elshani tha se tashmë me rastin është duke u marrë Prokuroria./Arbresh.info/

Të ngjashme