Në një aksion të zhvilluar nga inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit-ATK, janë mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, për të cilat njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 50,000 euro.
Ky aksion është zhvilluar në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës.
Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës.
Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan