Një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë janë arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, gjatë një operacioni të realizuar të mërkurën mbrëma në Pejë.
Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
“Muaj më parë hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale të PK-së në Pejë) dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme”, thuhet në komunikatën për media.
“Në kuadër të veprimeve hetimore mbrëmë nga hetuesit e IPK-së është zbatuar urdhri i kontrollit në një lokal në rrugën ‘Hoxhë Tahsini’ në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”.
Tutje, thuhet se gjatë kontrollit nga IPK-ja, janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”. /arbresh.info/
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri