Policia e Kosovës sot rreth orës gjashtë të mëngjesit ka nisur një aksion të gjerë, në 5 komuna të vendit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi i cili tha se aksioni po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.
Në shënjestër të Prokurorisë janë 13 persona, të cilët dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Tënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, tha Nikçi.
“Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.
Tutje Nikçi deklaroi se edhe Prokurorja është në vendin e ngjarjes dhe pasi të përfundoi aksioni do të dalin me një njoftim për media. /arbresh.info/
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...