Kompania e Ujësjellësit Rajonal, “Prishtina”, njofton se do të vazhdojë me aksionin e shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sot në plan sipas tyre është shkyçja e konsumatorëve borxhlinj në fshtatrat e Prishtinës, Bardhodh dhe Bërnicë, përcjell Klan Kosova.
“Rreth 644 shtëpi – konsumatorë të fshatit Bardhosh u kanë borxh KRU ”Prishtina” sh.a. 173 mijë euro, 314 shtëpi /-konsumatorë të fshatit Bërnicë e epërme kanë borxh 69 mijë euro dhe 206 shtëpi – konsumatorë të fshatit Bërnicë e ulët kanë borxh 40 mijë euro”.
“Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në komunikatë.
Në këtë aksion do të jetë katër ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë.
“Ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shkyçen gjatë ditës së sotme, pas shumë vërejtjeve e njoftimeve që u janë bërë më parë”.
“Aksioni i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018”.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...