Google ADS

Aksion i Policisë, arrestohen personat që falsifikonin dokumente në Prishtinë

14:32 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Katër persona janë arrestuar mëngjesin e së premtes pasi dyshohen për ‘falsifikim të dokumenteve’

Sipas Policisë së kosovës  arrestimet janë kryer në  Velani, KOdrën e Trimave dhe Matiqan në rajonin e Prishtinës bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

“Me datën 31/05/2019 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ neni 390”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovë ka njoftuar gjithashtu së gjatë arrestimit janë konfiskuar edhe dëshmi.

“Ky operacion policor ka përfshirë tri lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, atë të Kodrës së Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar:

  1. Veturë  Opel Astra,
  2. Tre telefona SAMSUNG,
  3. Dy  pasaporta të Republikës së Kosovës,
  4. Një librezë e veturës zvicerane”, thuhet në njoftim.

E sipas Policisë së Kosovës me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar janë dërguar në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’

Ndryshe arbresh.info mëngjesin e sotëm kishte raportuar për opreacionin e Policisë në në “Kodrën e Trimave”/Arbresh.info/

Lexo edhe: Operacion i gjerë i policisë në “Kodrën e Trimave”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme