11 persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës mbrëmë rreth orës 19:00 pas një aksioni të zhvilluar në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i ka thënë arbrsh.info se aksioni i policisë është ndërmarr pas informacioneve se në rrugën “Kolë Lleshi” po zhvillohen lojëra të fatit.
Gjatë kontrollit në atë lokacion, sipas Xhurkajt janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek te dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6430 Euro.
“Me datë 01.04.2022 rreth orës 19:00 , zyrtaret policor nga Stacioni policor- Gjakovë përmes rrugëve operative kanë pranuar informatën se ne një lokal ne Rr.”Kolë Lleshi” -Gjakovë janë duke u zhvilluar lojëra të fatit”.Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek te dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6430 Euro”, ka thënë Xhurkaj.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policorë për 48 orë. Hetimet në vijimësi./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...