Google ADS

Aksion i koduar| Policia po ju vëzhgon, kujdes me telefonat kur vozisni

13:13 | 22 Qershor 2022
arbresh.info

Sot, nga ora 10:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një aksion i koduar ‘’Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’’.

Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet në bashkupunim të policisë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt.

Një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon shoferët të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë, duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë. Pas identifikimit të kudërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Neni 231 Kushtet për drejtimin e mjetit
Pika 4 Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës – mobil, as i pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit. Këto pajisje mund të shfrytëzohen gjatë drejtimit të mjetit nëse përdorimi i tyre bëhet pa i mbajtur me dorë.
Pika 6 Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 4

Ky asksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe ka synimin që të parandohen aksidentet në komunikacionin rrugor, ngaqë kundërvajtjet e tilla shpeshherë kanë shkaktuar edhe aksidente.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respketojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos e përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme