Një veturë zyrtare e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është përfshirë në një aksident trafiku në stacionin e autobusave në Prishtinë në ora 10:00.
Vetura në të cilën zakonisht udhëton zëvendësministri i MZHE’së, Besnik Beka, sot ka pësuar aksident.
Lajmin për këtë e konfirmon për Express, vetë zv/ministri Beka, i cili tha se nuk ka qenë sot në veturë, por vetëm shoferi i tij, i cili nuk ka pësuar lëndime.
Lajmin se në atë kohë ka ndodhur një aksident, e konfirmon edhe policia. Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në mes të tri veturave.
“ Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thonë për Express nga Policia e Kosovës.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi