Sipas informacioneve fillestare, 10 persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Prizren – veri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Hoxha tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa në aksident janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një minibus me targa te huaja.
“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën,,Ibrahim Rugova” Prizren – Veri eshte shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njesitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilet jane derguar per trajtim mjeksor. Eshte njoftuar prokurori perderisa njesitet kompetente policore jane duke hetuar shkaqet e aksidentit. Edhe një here apelojm tek drejtuesit e automjeteve per kujdes dhe vigjilencë me te shtuar gjate vozitjes per te shmangur aksidentet ne trafik. Me respekt”, tha Hoxha./Arbresh.info
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...