Valdrin Ahmeti, kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është aksidentuar rëndë.
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, i ka thyer dy duar pas një aksidenti me biçikletë në Gërmi.
Vetë Ahmeti përmes një postimi që e ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka njoftuar se i ka thyer dy duart.
Ai thotë se ka qëndruar 12 ditë në spital dhe tregon se mjekët e kanë trajtuar shumë mirë.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Të dashur miq,
Pas aksidentit që pësova me bicikletë në parkun e Gërmisë, arrita ‘të shpëtojë’ me dy duar të thyera dhe disa lëndime të vogla.
Në ditën e 12-të të qëndrimit në QSKUK mjekët më liruan në shtëpi. Gjatë qëndrimit aty kam marrë trajtim të shkëlqyer nga ato që i takoja përditë, infermieret apo siç jemi mësuar ti thërrasim motra medicinale, të cilat i falenderoj shumë.
Poashtu falenderoj mjekët për trajtimin në veçanti mjeken Vlora Podvorica trajtimi i të cilës ishte vendimtar ditën e aksidentit.
Falenderoj të gjithë familjarët dhe shoqet e shokët për kujdesin por më duhet t’i veçoj disa :
Ilir Tërstena, Egzon Balaj, Ardit Krasniqi, Valëza Mjeku, Rinor Jusufi, Valon Hoti, Gen Zeqiraj, Ahmet Mujeci.
Edhe pse jam më mirë e kam të vështirë të shkruaj në telefon andaj ndjehuni të lirë të më thërrisni a vizitoni në shtëpi.
Falemnderit për interesimin, mesazhet dhe kundesin ❤.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...