Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në fshatin Magzit të Obiliqit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra ndër to është veturë zyrtare.
“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare. Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha Borovci.
Ai ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha tutje ai.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...