Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën e transtit në Pejë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 9:30 policia është njoftuar për një aksident në rrugën e trasitit në Pejë. Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi, duke shtuar se i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe se nuk ka lëndime serioze. /arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...