Aksidentohet ish-kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa

23:03 | 29 Janar 2018
M. A.

Rreth orës 20:30, ne dalje të fshatit Rahovicë te Ferizajt është aksidentuar ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Përveç ish-kryetarit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur edhe një person të lënduar.

Sipas zëdhënësit të Policisë Agim Gashi, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Vetura e të apostrofuarit është goditur nga një kamionetë që po vinte nga krahu i kundërt”, tha ai.

Në këtë aksident lëndime kanë pësuar 4 persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“3 nga ta janë liruar ndërsa një është duke u trajtuar ende”, tha Agim Gashi për KALLXO.com.

Ish-kryetari Muharrem Svarqa humbi në zgjedhjet e fundit për kryetar të Ferizajt, duke u mposhtur nga kandidati i PDK’së, Agim Aliu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme