Aksidentohet deputeti Bekë Berisha, pëson lëndime në krahun e djathtë

13:39 | 16 Shtator 2024
E.K

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka pësuar një aksident trafiku në të cilin ka lënduar krahun e djathtë.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, e konfirmoi për Arbresh.info se aksidenti ka ndodhur ndërsa Berisha ishte duke u kthyer nga Gjakova.

Ai shtoi se në momentin e aksidentit, Berisha ishte në cilësinë e pasagjerit.

“Deputeti Bekë Berisha mbrëmë derisa ishte duke u kthyer nga Gjakova, në cilësinë e pasagjerit ka pasur një aksident trafiku dhe e ka lënduar krahun e djathtë. Aktualisht, është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, tha ai./Arbresh.info

Të ngjashme