Një autobus i cili ishte duke bartur udhëtarë ka pësuar sot aksident në vendin e quajtur “Dedesh”, të Komunës së Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka konfirmuar për “Indeksonline” këtë rast.
Ai ka thënë se tani mund të japim informacione se gjatë këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dhjetëra persona.
Sipas tij, të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësorë. Ibra ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i PK-së ka shtuar se për detaje të reja rreth këtij rasti do të bëhen të ditura më vonë./Indeksonline/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin